Vjedhje e rëndë në Ferizaj

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj gjatë ditës së djeshme, raporton Policia e Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë thyer dhe demoluar shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë arritur të marrin një veturë dhe një pistoletë për të cilën posedonte leje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti sipas Policisë është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe është duke u hetuar

Ndërsa, nuk raportohet për të dyshuar apo arrestuar./21Media

Back to top button