Të dyshuarit e kanë pranuar fajin

Të dyshuarit e kanë pranuar fajin

Policia e Kosovës pas një pune operativo-hetimore ka arrestuar dy të dyshuar për rastin e grabitjes që ka ndodhur më 3 nëntor në një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Njësitet relevante të Policisë së Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes duke bërë sigurimin e vendngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive.

Pasi që lokali i viktimës posedon kamera sigurie dhe në kamera është vërejtur i dyshuari i maskuar duke e kryer vjedhjen.

“Pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve me datë 9.11.2019, është arritur të behët identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar: A.G. i lindur me 1999m/k/sh B.B.i lindur me 2000m/k/sh”, ka njoftuar policia përmes një komunikate për media.

I dyshuari i parë ka pranuar veprën penale dhe është personi i cili shihet në video incizime, ndërsa i dyshuari i dytë sipas policisë e ka ndihmuar për shitjen e sendeve të vjedhura.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje për 48- orë. Rasti cilësohet  “Vjedhje e Rëndë”./21Media