Vjedhje e rëndë në Pejë: Hajnat hyjnë në banesë dhe marrin kasafortën me para

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Pejë.

Sipas Policisë së Kosovës ankuesi mashkull ka raportuar se nga banesa e tij disa persona kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme të parave.

Rasti ka ndodhur më 21 nëntor.

”Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parashë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button