Vjedhje e rëndë në Podujevë

Mbrëmë rreth orës 22:00 një banor i fshatit Sukish të Podujevës ishte pre e hajnave.

Burri nga Podujeva në Polici ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arrit të marrin një TV në vlerë rreth 300 euro, para kesh në vlerë rreth 1250 euro si dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme.

Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.

“Është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe nga aty kanë arrit të marrin një TV në vlerë rreth 300 euro, para kesh në vlerë rreth 1250 euro si dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme”, ka njoftuar Policia e Kosovës./21Media

Back to top button