Tre të arrestuar

Tre të arrestuar

Tre persona të dyshuar për vjedhje në një shtëpi, janë arrestuar dje në Prizren.

Vjedhja kishte ndodhur të hënën që shkoi.

“Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull k/Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse e të dyshuarve janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale disa gjësende të vjedhura.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i tretë është liruar./21Media