Njëri prej të arrestuarve është i mitur

Njëri prej të arrestuarve është i mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për vjedhje, njëri prej tyre i mitur.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në rrugën “Wesli Clark” në Pejë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë (njëri i moshës së mitur), pasi që të njëjtit nga viktima femër shtetase e Amerikës kishin vjedhur çantën e saj”, ka bërë të ditur policia.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./21Media