Arrestohet një person

Arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person i cili dyshohet se më datë 6 të këtij muaji ka vjedhur në repartin e gjinekologjisë.

Sipas policisë i arrestuari dyshohet se kishte vjedhur një telefon dhe një shumë parash.

“Lidhur me rastin me datën 16.10.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se viktimës femër K/Shqiptare nga çanta në repartin e gjinekologjisë ia ka vjedhur një telefon celular dhe njëqind e shtatëdhjetë (170) euro”, ka bërë të ditur policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast i ngjashëm është raportuar edhe në fund të shtatorit në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Atyre u janë vjedhur telefonat gjatë natës./21Media