Shyhretja dhe Learta duken shumë bukur

Shyhretja dhe Learta duken shumë bukur

Learta Jakupi zuri vend në mediat roze, që nga martesa e saj me djalin e këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli.

Çdo postim i saj në rrjetet sociale komentohet shumë nga ndejkësit e saj si dhe fansat e vjehrrës së saj.

Learta bashkë me Shyhreten dhe familjen e tyre kanë vendosur të largohet disa ditë nga rutina, dhe të pushojnë këto ditë të nxehta të verës, mirëpo nuk e kanë zbuluar vendin se ku ndodhen.

Nga këto pushime Learta vazhdimisht po publikon fotografi të ndryshme, në mesin e tyre ajo ka publikuar një fotografi të bukur bashkë me Shyhreten.

“Pushimet janë më të mira me llafe e të qeshura”, ka shkruar Learta poshtë fotografisë së publikaur në Instagram.

Shyhrete Behluli në bashkëpunim me Learta Jakupin më 07 maj kanë publikuar projektin “Për ty Nexhmije”, i cili i është dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. Projekti deri tani në Youtube ka mbi 2 milionë klikime./21Media