Vjehrra i uron ditëlindjen Duas

Vjehrra i uron ditëlindjen Duas

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa dje festoi ditëlindjen e saj të 24. Bukuroshja kaloi momente të këndshme pranë miqëve e familjarëve dhe në këtë ditë të shënuar nuk kishte si të mungonte i dashuri i saj Anwar Hadid, shkruan rtv21.tv.

E më rastin e ditëlindjes, Dua mori urime nga familjarët e Hadid, si kunata e saj potenciale modelja Gigi Hadid e po ashtu edhe nga vjehrra Yolanda Hadid.

Modelja dhe moderatorja e njohur gjermane Yolanda Hadid në Instagram i ka uruar ditëlindjen Duas, duke publikuar një fotografi të saj bashkë me Anwar. “Urime ditëlidnja e 24, bukuroshe”, ka shkruar Hadid./21Media