Vjehrri e bën për spital renë

Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Një person është arrestuar dje pasdite në lagjën Tuneli i Parë në Mitrovicë.

Personi i arrestuar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj nuses së djalit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhune psikike dhe fizike ndaj nuses së djalit të tij viktimës femër K-Shqiptare”, ka konfirmuar policia.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button