Yllka: Po vjen një kangë me shumë emocion, nga ne..

Yllka: Po vjen një kangë me shumë emocion, nga ne..

Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi ka paralajmëruar fansat për projektin e ri muzikor që do ta publikojë të dielen, shkruan rtv21.tv

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Yllka ka treguar për këtë projekt ka bashkëpunuar me Florent Boshnjakun dhe Yll Limanin.

“Po vjen një kangë shumë e ndjerë, me shumë emocion, nga ne… nga ky artist bukurosh, supertalent, që i ka dhanë shumë shpirt kangës me fjalë t’ thjeshta e shumë të thella, përplot emocion dhe nga një mjeshtër i madh, bashkëpunëtorë i ngushtë i imi ndër vite, me të cilin kemi ndarë shumë suksese bashkë Florent Boshnjaku. Mezi po pres ta ndajë me ju këtë projekt kaq të përzemërt, të dielen. Ju dua”, ka shkruar Yllka krahas videos së publikuar në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, projekti i fundit i këngëtares mban titullin “Po Sillna”. Kënga është publikuar më 31 korrik dhe deri tani numëron mbi 100 mijë klikime në Youtube./21Media