Arrestohen dy persona

Arrestohen dy persona

Një person i nacionalitetit rom, por me shtetësi italiane ka njoftuar në Polici se i janë vjedhur 450 euro nga dy të dyshuar të panjohur.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në Fushë Kosovë dje rreth orës 00:10.

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dy të dyshuar.

“Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuar meshkuj K/romë, të cilët pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./21Media