Shqiptarët kërkojnë drejtësi

Shqiptarët kërkojnë drejtësi

Një grup shqiptarësh në Austri protestuan në rrugët e kryeqytetit të saj, Vjenën, kundër dënimit të grupit të Kumanovës nga drejtësia maqedonase.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me kërkesën për lirimin e të dënuarve, ndërsa fajësonin Maqedoninë si shtet shovinist. Protesta e tyre erdhi 10 ditë pasi Gjykata Themelore e Shkupit i dënoi me 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave dy vjet më parë, shkruan TV21.TV.

Një pjesë e mirë e 37 të dënuarve në Shkup janë nga Kosova dhe ish-anëtarë të UÇK-së.

Në Kosovë pati protesta të shumta ndaj vendimit të gjykatës maqedonase dhe vetë Haradinaj e thirri për konsultime ambasadorin e saj në Shkup.

Një hetim ndërkombëtar është i nevojshëm, sipas Haradinajt, për të ndihmuar të hidhet dritë sa më mirë mbi situatën./21Media