Poezi nga shkrimtari i njohur

Poezi nga shkrimtari i njohur

Ndre Mjeda ishte teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar nga Shqipëria. Shkrimtari i njohur kishte lindur në vitin 1866, ndërsa vdekur në vitin 1937. Ai ishte poet i shquar, veprimtar dhe patriot. Mjeda shquhet si njëri nga poetët më të mëdhenj të letërsisë shqipe./21Media

Vjeshta 

Dhe ju po shkoni,
Bylbyla, kshtu!
Po tretni këndynaj,
Dallndysha, ju!

Dekën mendova
Se m’vjen kurdo;
Se m’leni vetun
S’mendova, jo

Por ma fort zemrën
Ma bren nji idhnim:
Çerdhen qi i leni
Kujdesit tim.

Ndoshta, kur t’ktheni
Mue vorri m’mba,
E ju kërkoni
Çerdhën qe s’a.