KDI: Punëtorët e sigurimit privat prijnë me ankesa për punë pa pushim, vonesa të pagave... 

KDI: Punëtorët e sigurimit privat prijnë me ankesa për punë pa pushim, vonesa të pagave… 

Inspektorati i punës, gjatë vitit të kaluar ka evidentuar rreth 700 punëtorë pa kontrata pune në sektorin privat, si dhe shkelje të tjera të ligjit të punës.
Kjo u bë e ditur nga kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi, në tryezën e Institutit Demokratik të Kosovës,  i cili publikoi raportin  një vjeçar për shkeljet e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.
KDI vlerëson se punëtorët e sektorit privat nuk i raportojnë shkeljet për shkak të frikës së largimit nga puna./21Media