Ajo mori urime të veçanta nga gruaja dhe vajza e këngëtarit të njohur

Ajo mori urime të veçanta nga gruaja dhe vajza e këngëtarit të njohur

Sot për këngëtaren e mirënjohur të estradës muzikore, Vjollca Haxhiun sot është datë e shënuar. Këngëtarja Haxhiu sot ka ditëlindjen dhe i mbushi 46 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja qysh në orët e para të ditës së sotme mori urime të shumta nga persona të dashur të saj.

Disa nga urimet ajo i publikoi në instastory për 122 mijë ndjekësit e saj. Urime të veçanta, Vjollca mori edhe nga këngëtarja dhe mikja e saj, Violeta Kajtazi, nga bashkëshortja dhe vajza e Sinan Vllasaliut, Teuta dhe Edona, të cilat e uruan me imazhe të bukura.

Vjollca Haxhiu është këngëtare shumë e njohur kosovare, e cila është lindur më 01 dhjetor të vitit 1973 në Skënderaj. Karriera e Vjollcës ka filluar në moshën 18 vjeçare, kur ajo ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”. Albumet e Vjollcës përmbajnë muzikë të rrymave të ndryshme. Ajo ka marrë pjesë edhe në festivale, ka publikuar disa albume dhe videoklipe.

Disa nga hitet e Vjollcës janë: “T’kam Fiksim”, në bashkëpunim me Medën dhe Gold Ag, “Pranoje”,  “Nanush” dhe “Jemi Kombinim”, në bashkëpunim me Sinan Vllasaliun, “O Sheqer” dhe  “A Jena A S’jena”, në bashkëpunim me Medën. Ndërsa, projekti i fundit i Vjollcës, i publikuar më 12 korrik është “Harroje Kaloje”, në bashkëpunim me Xenin./21Media