Urimi i Vjollcës për Vitin e Ri

Urimi i Vjollcës për Vitin e Ri

Këngëtarja simpatike Vjollca Haxhiu më zërin e ëmbël arriti të bëjë shumë fansa për vete. Tani pas rreth 25 vitesh karrierë, Vjollca përderisa i kujton hapat e parë që i mori në RTV21, uroi që kjo të vazhdojë njëjtë edhe për artistet e tjerë.

 “Urime 2020-ta të gjithë atyre qe e lexojnë portalin e RTV21, portalit dhe televizionit që i promovojë këngëtaret e rinj, na ka promovuar neve dikur dhe vazhdon t’i promovojë”, tha ajo.

Vjollca në emisionin festiv të RTV21 promovoj një kënge të re, e  cila u mirëprit nga kolegët e saj.

Karriera e Vjollcës ka filluar në moshën 18 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”. Kënga e parë ishte “Udha e Kthimit”. Albumi i saj i parë titullohet  ‘Sa pranvera’ dhe pat përmbledhur 13 këngë. /21Media