Në koleksion përfshihen mbi 50 modele

Në koleksion përfshihen mbi 50 modele

Disenjatorja e njohur kosovare, Vjollca Llapashtica ka prezantuar koleksionin më të ri që është për maturantë.

Këtë vit, Llapashtica ka vendosur që të ketë një koleksion që i dedikohet ekskluzivisht maturantëve, i cili përmban mbi 50 modele të ndryshme, përcjell rtv21.tv

Përveç këtij koleksioni, Vjollca Llapashtica këtë vit do të ketë edhe koleksione të tjera e që në radhë do të jetë koleksioni për semimaturantë.

Fustanet e këtij koleksioni i prezantojnë dy bukuroshet shqiptare: Diana Avdiu dhe Blerina Vuniqi./21Media