Osmani thotë se ka tendenca nga partitë tjera për përçarje të LDK-së

Osmani thotë se ka tendenca nga partitë tjera për përçarje të LDK-së

Deputetja e LDK-së nuk e përjashtoi mundësinë për të kandiduar për kryetare të LDK-së. E vullnetin për të kandiduar për këtë post e ka shprehur edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri,

Osmani në “Argument plus” në RTV 21 foli edhe për raportin me Hazirin, duke thënë se është normale që edhe pse janë brenda një partie të kenë mendime të ndryshme.

“Qëllimi im është që askush nga ne të mos biem në kurthin e partive tjera që të krijuar përçarje luftëra artificiale brenda nesh. Natyrisht që ka (tendenca), megjithatë asnjëri prej nesh nuk duhet t’i lejojmë sepse pastaj anëtarësia jonë po ndihen keq dhe po lëndohen.”, tha Osmani.

Ajo theksoi se lufta e saj nuk është me LDK-në apo Lutfi Hazirin por me partitë të tjera.

Deputetja Osmani përjashtoi mundësinë se ekzistojnë fraksione brenda LDK-së./21Media