Osmani takohet me John Erath

Osmani takohet me John Erath

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, është pritur në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga John Erath, Drejtor për Evropë.

Osmani ka thënë se kanë diskutuar rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim.

“Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z.John Erath, Drejtor për Evropë. Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga LDK me një diferencë të vogël votash./21Media