Osmani shkruan telegram ngushëllimi për vdekjen e Leze Qenës

Osmani shkruan telegram ngushëllimi për vdekjen e Leze Qenës

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ikonës së aktrimit, Leze Qenës.

Osmani ka thënë se Lezja do të mbetet në kujtimet tona për nga interpretimi brilant në skenën teatrore e filmike dhe për buzëqeshjen e dashurinë që përqonte tek të gjithë.

“Ikja e Lezes në skenën teatrore kosovare do ta lë bosh përherë një vend, porse nuk do ta lë kujtimin për aktoren e mirë, e mbi të gjitha njeriun e mirë!”, ka shkruar Osmani.

Ikona e aktrimit, Leze Qena ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare. /21Media