LDK vendos Vjosën në krye të listës

LDK vendos Vjosën në krye të listës

Vjosa Osmani do të jetë kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 6 tetor.

Pas mbledhjes disa orëshe të Kryesisë së LDK-së, u zyrtarizua kandidatura e Osmanit për kryeministre, shkruan rtv21.tv

Kryetari Isa Mustafa në konferencën për media tregoi se Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani ishin të propozuar për kandidatë. Por dhe Haziri ka përkrahur kandidaturën e Osmanit.

Arritëm një marrëveshje me pajtim të plotë”, tha Mustafa duke shtuar se LDK do të krijojë një ekip i cili do të koordinojë fushatën e kësaj partie, ekip ky poashtu që fuqishëm do të përkrah kandidaturën e Osmanit.

LDK u bë partia e parë që nuk kandidoi Kryetarin e saj për Kryeminister.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka marr sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve./21Media