Osmani në ShBA

Osmani në ShBA

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me shumë personalitete politike atje.

Sot Osmani është takuar edhe me kongresmenin, Eliot Engel që është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Takimin me kongresmenin amerikan, Osmani e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Në takim me Kongresmenin Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Kosova është me fat që ka miq të mëdhenjë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, të cilët kurrë nuk u ndalën së përkrahuri popullin tonë”, ka shkruar Osmani./21Media