“Ajo çka është propozuar sot nga VV shpie në garë mes nesh"

“Ajo çka është propozuar sot nga VV shpie në garë mes nesh”

Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot për refuzimin që LDK ia bëri ofertës së VV-së për një listë të përbashkët parazgjedhore, pa një kandidat të paracaktuar për kryeministër.

“Ajo çka është propozuar sot nga VV shpie në garë mes nesh, ndërsa ne jemi në garë me PAN-in. I ftojmë për bashkëpunim të sinqertë”, tha Osmani.

“I ftojmë ta rimendojnë ofertën tonë”, tha Osmani.

“Nuk mund ta shpiejmë garën mes meje dhe Albinit, mes sipmpatizantëve tanë dhe të VV-së. Kemi tejkaluar gjithçka prandaj i ftoj ata ta rimendojnë këtë qasje dhe qasjen ta ndryshojë prej qasjes për garë mes vete në një bashkëpunim mes vete”, shtoi ajo.

Pak më herët, Kurti i propozoi Mustafës një listë të përbashkët të kandidatëve LDK-VV në të cilën kandidatja e LDK-së për kryeministre do të ishte e para në listë ndërsa kandidati i VV-së i dyti.

Afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ skadon sonte në mesnatë./kallxo