Efekte shëndetësore të mëdha

Efekte shëndetësore të mëdha

Muçmolla përdoret për shërimin e problemeve me tretjen, pasi ka vlera shumë kurative për sistemin tretës.

Muçmolla është e përkryer kundër inflamacioneve të shkaktuara nga bakteriet dhe viruset, ndihmon te bajamet e infektuara dhe lehtëson organet e frymëmarrjes.

Muçmolla përmban proteina, karbohidrate, taninë, pektinë, acide organike dhe është e pasur me vitamina C dhe vitaminat e grupit B.

Ajo është burim i mirë i kaliumit, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Pektina e pranishme ndikon në uljen e kolesterolit, përmirëson punën e zorrëve, dhe ndihmon në shërimin e infeksioneve të ndryshme në organizëm.

Muçmolla ka edhe një përdorimi tjetër interesant në formën e kompostos. Për të përgatitur këtë është e rëndësishme që të përzieni disa lugë mushmolla të freskëta të grira dhe lihen për një orë në ujë të vluar.

Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë dhe organizmi do të ndihet menjëherë më mirë.