Filmi fitoi çmim kryesor

Filmi fitoi çmim kryesor

Me një zhanër dhe histori ndryshe filmi “Joker”, i autorit dhe regjisorit Todd Phillips, me skenar të shkruar nga Scott Silver mori çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Venedik.

Mirëpo, ky film del që të mos pëlqehet nga audienca. Duke u bazuar në vlerësimet që i janë bërë këtij filmi, nga pesë yje sa është maksimumi deri më tani ai ka arritur të vlerësohet vetëm me dy të tillë, andaj ky vlerësim është shumë i ulët për një projekt të tillë, e në veçanti pasi që ai është vlerësuar me çmimin kryesor në Festival.

Në anën tjetër revista New York Times duke e bërë krahasimin në mes te vitit të kaluar me versionin solemn të Luca Guadagnino të Suspiria, e ka cilësuar si zhgënjimin më të madh të vitit, duke e cilësuar po ashtu edhe si film të dorës së dytë.

Mirëpo, ndryshe vlerësohet nga IMDB, aty filmi i Todd Phillips ka arritur të marrë vlerësim të mirë, ku nga dhjetë yje sa është maksimumi i vlerësimit ka arritur të grumbulloj rreth nëntë të tillë. Ky është vlerësim i bërë nga 189 mijë e 222 përdorues të IMDB-së prej të cilëve 54.9% e kanë vlerësuar me dhjetë yje apo hiç më pak se 103 mijë e 910 prej përdoruesve të kësaj faqeje.

Tema e këtij filmi paraqet një djalë të quajtur Arthur i cili është i vetmuar e i lënduar, në kushte të rënda ekonomike e që jeton vetëm me nënën e tij (Frances Conroy), në një apartament më qira. Arthur kishte qenë i shtrirë në një klinikë psikiatrike ngase fillonte të qeshte nga momenti në moment duke mos marrë parasysh arsyen, vendin apo kohën. Andaj, ai vendos të punoj si një kloun. Mirëpo pas poshtërimeve që i bënin të tjerët, fillon të merret me armë ku edhe zbulon se talenti i tij nuk është më për të bërë komedi, por diçka më ndryshe.

Detajet që thurin filmin “Joker” ishin të bazuara në botën e njohur të Batman-it. Kështu filmi merr një drejtim ndryshe me dhunë e gjakmarrje të cilat sipas revistës The Guardian, humbin interesin e publikut për ta shikuar më tutje.

Pjesë e filmit ishin edhe aktorët Joaquin Phoenix, Jared Leto, Jack Nicholson, Mark Hiller, e shumë të tjerë./21Media