Vlerësime pozitive për rritjen ekonomike në Shqipëri

BERZH ka vlerësuar pozitivisht rritjen e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2018

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon  që ekonomia shqiptare të rritet me një normë prej 3.8% këtë vit, nga 3.7% që projektonte në raportin e kaluar. Ndërsa për vitin e ardhshëm, BERZH parashikon që rritja ekonomike do të jetë 3.9%.

Në raportin “Perspektivat ekonomike rajonale në rajonet ku operon BERZH, maj 2018″ citohet se “parashikimet e rritjes ekonomike gjatë vitit 2018 rishikohen me rritje, ndërsa rimëkëmbja e gjerë vazhdon”.

BERZH shprehet optimist për arritjet në Shqipëri duke ia dedikuar trendin e rritjes dinamikës së fortë të ekonomisë shqiptare.

Back to top button