Vlerësohen mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në BE

Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Kroaci

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq me të cilën bisedoi për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral duke potencuar rëndësinë e avancimit të agjendës evropiane të Kosovës.

Ministri Yagcilar, duke falënderuar shtetin kroat për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Kosovës, gjithashtu e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq edhe me fushëveprimin e Ministrisë së Administratës Publike dhe reformat në administratën publike.

Ndër tjerash, ministri Yagcilar dhe ambasadorja Kapitonaviq vlerësuan mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe ngjarjet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

Ambasadorja Kapitanoviq, duke falënderuar për pritjen shprehi interesim për rritjen e nivelit të bashkëpunimit të institucioneve përkatëse me Ministrinë e Administratës Publike.

Back to top button