Haradinaj: Arbëri unifikon në vete vlera të udhëheqësit

Haradinaj: Arbëri unifikon në vete vlera të udhëheqësit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka zyrtarizuar kandidaturën e Arbër Vllahiut për kryetar të Prishtinës nga radhët e këtij subjekti politik në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se zyrtarizimi i kandidaturës së Arbër Vllahiut për kryetar të Prishtinës është i veçantë sepse bëhet fjalë për udhëheqjen e kryeqytetit të Kosovës.

“Nominojmë sot zotëri Arbër Vllahiun kandidat për kryetar. Të flas unë për Arbërin, ndoshta është tepër për të gjithë ne, por nga përvoja ime Arbëri unifikon në vete vlera të udhëheqësit, të lidershipit të një mendimtari, të atij që mendon, të atij që mundet ato mendime me i kthyer në plan. Por jo vetëm kaq, të dikujt që di t’i zbatojë vlera që janë edhe intelektuale, të nevojshme, që janë të lavdërueshme për secilin që përfaqëson shoqërinë, që përfaqëson vendin. Unë besoj që çdo qytetar i Prishtinës me Arbërin do të gjente kryetarin e vet”, ka thënëz. Haradinaj me këtë rast./21Media