Ambasadorja e shtetit do të marrë pjesë në Festival

Ambasadorja e shtetit do të marrë pjesë në Festival

Dua Lipa e cila do të performojë në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Sunny Hill”, përveç fansave e njerëzve të saj po mirëpritet nga figura të larta shtetërore.

Është ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku e cila ka disa fjalë për Duan dhe babain e saj Dukagjinin.

Sipas ambasadores, ylli botëror dhe babai i saj nuk po i harrojnë rrënjët e tyre.

“Një yll po vjen prapë ta nderojë dhe ndihmojë vendin e saj! 100 mijë euro nga Fondacioni “Sunny Hill” për Organizatat Joqeveritare të Kosovës, për t’i ndihmuar sportit, kulturës. Faleminderit shumë Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa, që po i kujtoni rrënjët e juaja. Mezi po pres të vij në festival”, ka shkruar Vlora Çitaku në mbishkrimin e fotografisë.

Vetëm një ditë na ndan nga performanca e Duas, në Festivalin  “Sunny Hill”, në Parkun e Gërmisë.

Ajo arriti dje në Prishtinë dhe përmes një konference për medie u shpreh se ndjehet shumë e lumtur që është në Kosovë dhe do të performojë para shumë njerëzve./21Media