Vlora Çitaku e lumtur për suksesin e Dua Lipës

Vlora Çitaku e lumtur për suksesin e Dua Lipës

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa me punën e saj po na prezanton në botë si është më së miri dhe për këtë të gjithë po ndihen krenarë.

E lumtur nga suksesi i Duas është shprehur edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku e cila i ka dërguar një letër babait të Duas, Dukagjin Lipës për shkak të një artikulli që është shkruar nga “New York Times”për sukseset e Dua Lipës.

“Sytë na u mbushën me lot kur pamë fotografinë dhe artikullin e mrekullueshëm për Duan. Çfarë ndjenje! Çfarë krenarie!”, ka shkruar Çitaku.

Ajo i ka uruar suksese të mëtutjeshme Duas, dhe ka thënë se ajo është ambasadorja më e mirë që ne mund të kemi.

Babai i Duas, Dukagjini e ka vlerësuar shumë mbështetjen e Vlora Çitakut dhe me një postim në rrjetin social Instagram e ka falënderuar atë.

“Faleminderit zonja ambasadore @vcitaku për kopjen e New York Times dhe një letre të mrekullueshme. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj. Shihemi se shpejti. Dugi dhe Anesa”, ka shkruar Dukagjin Lipa./21Media