Kjo është mosha e Vlorës

Kjo është mosha e Vlorës

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku sot feston ditëlindjen.

Njëra prej politikaneve më të dashura dhe të komentuara sot feston 39-vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv

Vlora ka pranuar urime publike nga miqtë e kolegët e saj, e një urim të përzemërt e ka marrë edhe nga ish-deputetja, Blerta Deliu Kodra.

Blerta përmes një postimi në Facebook i ka uruar gjitha të mirat mikes së saj të jetës. Gjithashtu Blerta ka theksuar se Vlora për të është model i gruas së fortë.

Vlorë, shoqet e miket si ti, janë të rralla. Me krejt mbështetjen e madhe që e kam gjetë gjithë te ti, po të uroj me pasë sh’net e mirësi n’jetë, e me vazhdu me qenë e njejta, grue e zonja… Për mua je model i grues së fortë, që i ka thy tana barrierat, me punë e angazhim. Gëzuar ditëlindjen“, janë fjalët e Blertës për Vlorën të shkruar në Facebook, teksa ka publikaur edhe një fotografi të përbashkët me Vlorën.

Vlora Citaku ka mbaruar MA në Medie dhe Gazetari dhe para se të angazhohej në politikë ka punuar si gazetare dhe përkthyese për disa medie perëndimore gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998 – 1999.

Çitaku është politikane dhe diplomate shqiptare në Republikën e Kosovës, aktualisht ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara. Paraprakisht ishte Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York. /21Media