Vdiq ish-deputeti i  Kuvendit të Kosovës

Vdiq ish-deputeti i  Kuvendit të Kosovës

Sot u bë i ditur lajmi se ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit rom Kujtim Paçaku ka vdekur.

Përveç se në seancën e sotme të Kuvendit u mbajt një minutë heshtje, për Paçakun fytyra të ndryshme publike kanë shprehur ngushëllime edhe përmes rrjeteve sociale, shkruan rtv21.tv

Kështu Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku e ka konsideruar vdekjen e ish-deputetit si lajm të trishtë dhe e ka kujtuar me një poezi të tij.

“Sa lajm i trishtë! Pusho në paqe miku im!

Si bëhet kënga rome?
Merr një grusht dhimbjeje
Shto ca pika loti!
E pak pluhur rrugësh pasosura
Pak aromë stinësh të harruara
Në fund
I shton erëza djegëse dashurie
Dhe i hedh ca yje përsipër
Dhe e lë të piqet
Të piqet në zjarr të shpirtit
Deri në agim”, është postimi i Çitakut në Facebook.

Kujtim Paçaku u lind me 12 mars 1959 në Prizren. Në Prishtinë kreu studimet në Akademinë e Arteve – Dega e Muzikës dhe studimet postdiplomike në Pedagogjinë Muzikore. Kujtimi kreu edhe Akademine e përshpejtuar për Aktrim dhe Regji në Klasën e Prof. Faruk Begollit. Diplomoi në romologji në Sorbonë, Paris. Gjatë studimeve krijoi oktete e kore të shumta. Pëveç aktiviteteve të shumta në shoqëri kulturore si ajo “Agimi”, ishte mësues në Duhël e Bllacë në vitin 1986. Punoi si gazetar në korrespondent në shumë gazeta dhe media europiane./21Media