"Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë..."

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë…”

Presidenti amerikan, Donald Trump shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e cila ishte e ulur përkrah Trumpit. Çitaku përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se Trumpin e njoftoi për sfidat me të cilat aktualisht po ballafaqohet Kosova.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump. Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve. Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.”, është postimi i Çitakut.

Po ashtu, në këtë darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj./21Media