"Po mua Arbëri ma ka ndryshu jetën. Ma ka pasuru jetën."

“Po mua Arbëri ma ka ndryshu jetën. Ma ka pasuru jetën.”

Vlora Çitaku, Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas angazhimeve të shumta është mjaft aktive edhe në rrjetin social Instagram.

Me ndjekësit e saj që janë mbi 14 mijë, Vlora ndan fotografi të shumta nga jeta e saj e përditshme, shkruan rtv21.tv

E kësaj radhe ajo publikoi një fotografi me nipin e saj të vogël, Arbërin i cili feston sot ditëlindjen dhe tezja e uroi atë me fjalët më të veçanta nga largësia.

“E di…shpesh herë edhe kam qenë e bezdisshme. E beszdisshme për ju që ju kam miq virtual, po edhe për ata më të cilët shihem shpesh. Ua kam lodhë krytë për Arbërin. Besa, krytë ia kam lodhë edhe motrës, nanës së Arbërit “ thirrëm, FaceTime, Viber, foto, video “. Unë nuk jam nanë. Po mua Arbëri ma ka ndryshu jetën. Ma ka pasuru jetën. Mi ka ndryshy dhe përmirësu prioritetet. Për shkak të Arbërit, unë jam njeri më I mirë.  Urime ditëlindja Arbër. Gëzimi im i parë. Tezja të kërkon falje që nuk është me ty. E festojmë bashkë Vitin e Ri. Të dua sa ma nuk ka.”, ka shkruar Vlora në mbishkrimin e fotografisë.

Vlora gjithmonë sjell fotografi mjaft të bukura në rrjetet sociale./21Media