“Dëshmia e sotme e Janevës është provë se hetimi në krye me Villma Ruskoskën, është i kompromentuar"

“Dëshmia e sotme e Janevës është provë se hetimi në krye me Villma Ruskoskën, është i kompromentuar”

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, me vërejtje për mënyrën sipas së cilës udhëhiqet hetimi për rastin “Reket”. Zëdhënësi i partisë thotë se e gjithë procedura në krye me prokuroren Villma Ruskoska është e kompromentuar. Për ta është i çuditshëm fakti që Janeva në prokurori është paraqitur me avokat për të dhënë dëshmi, i cili është mbrojtje e një të dyshuari në rastin “Perandoria”. “Nëse Katica Janeva dëshiron që t’i ndihmoj hetimit, siç thotë ajo, do të bashkëpunonte dhe do të tregonte gjithçka që di për ata që kanë porositur reketin. Për këtë nuk i duhet avokat”, thotë zëdhënësi Arsovski, raporton TV21.

“Dëshmia e sotme e Janevës është provë se hetimi në krye me Villma Ruskoskën, është i kompromentuar. Katica Janeva vjen të jep dëshmi si dëshmitare në prani të avokatit! Edhe atë, ai nuk është cilido por është avokat i një të dyshuari në rastin “Perandoria”, rast që është konstruuar pas skadimit të afatit ligjor për veprim të PPS-së, vetëm e vetëm që të reketohen biznesmenët. Nuk ka ironi dhe nënçmim më të madh të inteligjencës së qytetarëve”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski./21Media