VMRO-DPMNE ka kërkuar takim të grupeve të punës për Ligjin për Prokurorë Publike

VMRO-DPMNE ka kërkuar takim të grupeve të punës për Ligjin për Prokurorë Publike

Nga partia opozitare e Maqedonisë së Veriut kanë thënë për TV21 se i kanë propozuar Qeverisë takim këtyre ditëve. Ata thonë se janë në kontakt me ekipin Qeveritar dhe po merren vesh për një termin që do ti përshtatet anëtarëve të grupit të punës. Sot pasdite do të mësohet vendi dhe koha se kur sakt do të mbahet ky takim thonë nga VMRO-DPMNE.

Pushteti dhe Opozita kanë qëndrime të ndryshme sa i takon funksionimit të PPS në kuadër të Prokurorisë Publike. Opozita kërkon që  Prokuroria aktuale të përfundojë vetëm rastet e nisura gjyqësore, pa shfrytëzuar bombat si dëshmi.

Partia opozitare gjithashtu kërkon ndryshimin e ekipit të Prokurores Katica Janeva, si dhe Prokuroria Speciale të jetë pjesë e prokurorisë për krime të organizuara.

Ndërsa propozim ligjin që e ka përgatitur Ministria e Drejtësisë parashikon që bombat të shfrytëzohen si dëshmi deri në shtator të 2020 për të gjitha lëndët që janë në gjykim ose parahetim dhe Prokuroria Speciale të jetë sektor në vete në Prokurorinë e rregullt./21Media