Kuvendi miraton buxhetin e vitit të kaluar

Kuvendi miraton buxhetin e vitit të kaluar

E ushtroi detyrën nga viti 2008 deri më sot, nga sot nuk do të jetë sekretar i përgjithshëm i kuvendit Zharko Denkovski. Kuvendi votoj për sekretare të re juristen dhe ish-deputeten e LSDM-së Cvetanka Ivanovska. Me emërimin e sekretares së re, ka reaguar opozita duke thëne se më parë shumica parlamentare ka refuzuar propozimin e tyre për vendosjen e kritereve më të larta gjatë zgjedhjes së sekretarit të përgjithshëm.

“Çfarë konkretisht propozuam, në interest të departizimit dhe profesionalizimit të kuvendit, dhe të gjitha institucioneve për të cilat gjatë këtyre 50 ditëve u bindëm se nuk ka asgjë nga ajo”, u shpreh Dimitar Stevananxhija, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Opozita ka reaguar edhe për kërkesën e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi për vendosjen e pesë nënkryetarëve, të cilët gjatë dy ditëve të kaluara filluan të përdorin taktikën e vjetër të replikave dhe kundër-replikave mes veti me qëllim që të anashkalohet votimi i kësaj pike.

“Kur të thuash se je aktor ti ndalon së qenëri aktor, duhet të të lejosh të tjerët të thonë këtë për ty. Kështu po ndodh tani në rastin e profesorit të nderuar i cili tani për momentin është ministër, duke menduar se është ekspert i madh i financave, u bë ministër dhe harroi se para dy tre bitëve paraqitej në televizion”, u shpreh Kërsto Jovanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputetët e shumicës i dëgjonin me shumë kujdes, por fjalën s’e kërkuan në pjesën e parë të ditës kur opozita “uzurpoi” foltoren në kuvend me replika dhe kundër-replika. Nesër pritet të vazhdojë seanca për për ribalansin e buxhetit të vitit 2017 dhe shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski./21Media