VMRO-DPMNE kërkon llogari

VMRO-DPMNE kërkon llogari

VMRO-DPMNE kërkon që të formohet komision me 10 anëtarë, që do të udhëhiqet nga një deputet i VMRO-DPMNE-së, ndërsa i njëjti do të duhet të kontrollojë se ku i ka shpenzuar PPS 15 milionë euro. Opozita kërkon formimin e komisionit anketues në Kuvend për të kontrolluar eventualisht punën joligjore të PPS-së.

Pikërisht Kuvendi me propozim të Këshillit të Prokurorëve Publik konstatoi se prokurorja speciale Katica Janeva ka punuar në mënyrë joprofesionale, joligjore dhe të papërgjegjshme. Ne duam që në emër të qytetarëve si taksapagues, që kanë ndarë rreth 15 milionë euro për punën e deritanishme të PPS-së, të verifikojmë faktet se në çfarë mënyre janë shpenzuar mjetet dhe se si është vepruar në disa procedura të caktuara, të brendshme, në PPS-së”, deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Pushteti është kundër formimit të një komisioni të tillë. Sipas tyre, VMRO-DPMNE kërkon mënyrë që të shpëtojnë kriminelët nga radhët e tyre.

Personalisht për mua, është e papranueshme. Është i qartë paniku në VMRO-DPMNE dhe vazhdojnë me përpjekjet për të amnistuar krimin dhe kriminelët nga radhët e tyre. Një gjë mundem me siguri tju porosis, njëjtë si nuk arritën që të pengojnë lëndët e PPS-së, ashtu nuk do të arrijnë që të shpëtojnë nga përgjegjësia”, u shpreh Kostadin Kostadinov nga LSDM.

Në ndërkohë, pushteti dhe opozita ende kanë qëndrime të ndara për Ligjin për Prokurorinë Publike. Pas takimit joformal të ekipeve negocuese, sot është paralajmëruar se bisedimet do të vazhdojnë të enjten dhe të premten./TV21