Vodhi 2 mijë euro në komunë, i ngritet aktakuzë
Prokuroria në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet A.B., i cili akuzohet se ka vjedhur 2 mijë euro në komunë
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., më datën 13 nëntor të këtij viti rreth orës 10:30, në objektin e Kuvendit Komunal të Pejës, pasi sigurohet se e zyrtarja, e dëmtuara L.P. nuk gjendet në zyre, i njëjti futet brenda dhe nga çanta e saj, nxjerrë kuletën dhe merr shumën prej 2 mijë euro, ku më pas largohet nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lart.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.