I dyshuari është ndaluar për 48 orë

I dyshuari është ndaluar për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, dje rreth orës 17:00, ka ndaluar të dyshuarin E.SH., për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, në një xhami në Gjilan.

Sipas komunikatës së kësaj prokurorie, i dyshuari gjatë ditës së djeshme, më 18 prill 2019, ka hyrë në xhami në lagjen “Dheu i Bardhë”, në Gjilan, me ç’rast nga arka e xhamisë, duke përdorur një mjet prej fije teli, ka arritur të nxjerrë 125 (njëqind e njëzet e pesë) euro. Të dyshuarin, gjatë kryerjes së kësaj vepre penale, e ka vërejtur një person që ka qenë në katin e dytë të xhamisë, i cili menjëherë e ka lajmëruar imamin e kësaj xhamie.

“Prokurori kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot, ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan.”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media