Arrestohet se vjedhi veturën, lirohet nga Prokurori i Shtetit!

I dyshuari është arrestuar mbrëmë

Policia e Ferizajt njofton se është arrestuar një i dyshuar me inicialet R.A i cili para dy ditësh kishte vjedhur një veturë në këtë qytet.

Pas raportimit të rastit policia e Ferizajt iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë informuar stacionet policore Lipjan dhe Prishtinë, pasiqë dyshohej se vetura është duke qarkulluar në autostradën Ferizaj- Prishtinë.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar mbrëmë në fshatin Milloshevë derisa qarkullonte me veturën e vjedhur.

I dyshuari R.A. ( 37 vjeç) është arrestuar si dhe është konfiskuar vetura, e cila pas përfundimit të procedurave ligjore, i është kthyer pronarit.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Back to top button