Reperi në fjalë sot feston ditëlindjen

Reperi në fjalë sot feston ditëlindjen

Reperi ferizajas, Mozzik sot feston ditëlindjen e tij dhe mbush 22 vjet. Përveç urimeve të shumta që mori në rrjetet sociale, nga miqtë e adhuruesit e tij, Mozzik ka bërë një dedikim vet për këtë ditë speciale për të.

Përmes një postimi në Instagram, Mozzik ka falënderuar Zotin, për të gjitha të arriturat që pati deri më sot, shkruan rtv21.tv

“Sot 22 vite erdha këtu , sot 22 vite Zoti i gëzoi prindërit me një dhuratë me mua.
Gjatë këtyre 22 viteve,i jam falenderues Zotit për shëndetin për shumë të mira në jetë,i jam falenderues për një familje të shëndoshë,gjithashtu dhe një shoqëri të dobishme. I falenderohem që më la të humbisja shumë herë,derisa e gjeta veten ku dhe tek gjindem e për çfarë jam. Faleminderit për talentin,faleminderit për mundësitë qe sot unë ëndrrën time e ndaj me publikun i cili më bëri ky që jam !I gëzofshim së bashku edhe shumë të tjera!”, ka shkruar Mozzik në postimin e tij.

Ndryshe, kujtojmë se kënga e fundit nga Mozzik është “Xhelozi”./21Media