Një 8 vjeçar nga Kina eci rreth 5 kilometra për të shkuar tek shkolla e tij

Një 8 vjeçar nga Kina eci rreth 5 kilometra për të shkuar tek shkolla e tij

Këtë e bëri për të mbërrite në shkollën e tij fillore në provincën Yunnan, për të marrë pjesë në një test në kushte të rënda atmosferike, në temperaturë -9 gradë celcius.

ice-boy-walk-freezing-cold-school-wang-fuman-china-9

Pasi fotot e tij u shfaqën gjithandej nëpër internet, njerëz nga e tërë bota kontaktuan me shkollën për t’u munduar që të përmirësojnë kushtet për të dhe nxënësit tjerë.

Fu Heng, drejtori i shkollës nuk mund t’i besonte syve. Kur mbërriti nxënësi i tij kishte flokët e vetullat plot akull, e faqet kuq nga i ftohti, shkruan rtv21.tv.

ice-boy-walk-freezing-cold-school-wang-fuman-china-4

Heng fotografoi vogëlushin, të cilin interneti e quajti “djaloshi i akullt”, dhe për pak kohë shkolla pranoi 15 mijë dollarë donacione, 20 mjete nxehëse, dhe 144 palë rroba të nxehta.

Teksa të tjerët bëjnë gjithçka për të shmangur një test në shkollë, vogëlushi bëri të kundërtën. Djaloshi jeton larg na shkolla, në varfëri të skajshme me motrën edhe gjyshen e tij. Ai megjithatë është i sigurt se jeta e tij do të përmirësohet nëse ai merr edukimin e duhur./21Media

ice-boy-walk-freezing-cold-school-wang-fuman-china-8