A e keni idenë se cila këngëtare e njohur është kjo?

A e keni idenë se cila këngëtare e njohur është kjo?

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma falë talentit dhe zërit ka arritur gjithmonë suksese në fushën e muzikës.

Ajo njihet për hitet e shumta që ka sjellur, e mbase mund të mbahen mend disa nga këngët e saj, të cilat u kënduan për vite të tëra, shkruan rtv21.tv

Ndër hitet e saj më të mëdha, që depërtoi edhe më tej Kosovës e Shqipërisë është projekti i saj  “Jemi dhe s’jemi”, të cilin e publikoi në vitin 2007.

E dashur dhe majft e pëlqyer për publikun Vesa vazhdon të jetë edhe sot.

Përmes disa imazheve të publikuar në Instagram ajo është rikthyer në fëmijërinë e saj. Në këto fotografi shihet se Vesa edhe e vogël ka qenë simpatike sa tani.

Krahas punës, Vesa gëzon të ketë një jetë të lumtur familjare. Ajo është e martuar me reperin e njohur shqiptar Big Basta, të cilët tash e një kohë janë zhvendosur për të jetuar në Zelandë të re së bashku me djalin e tyre, Lianin. /21Media