Lila festoi vetëm pesë mote

Lila festoi vetëm pesë mote

Ditëlindja është një festë e pëlqyer nga të gjithë, me shumë dhurata e urime për shëndet të mirë e jetë të gjatë por, Lila nuk i gëzoi këto të fundit.

Lila Maj Schow, që kur ishte dy vjeçe u diagnostifikua me me një sëmundje të rëndë e cila kishte kaluar në faza të larta.

Disa javë para ditëlindjes së pestë prindërit e saj morën lajmin shkatërrues që Lila nuk mund të jetonte edhe për një ditëlindje tjetër. Kështu ata vendosen që Lilas t’ia festojnë ditëlindjen e fundit në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan rtv21.tv.

Prindërit Lila May-së ndanë idenë e ditëlindjes në ‘Facebook’ dhe kur erdhi dita ata ishin të habitur se si aq shumë njerëz u paraqitën për të ndihmuar rreth festës së ditëlindjes së vajzës së tyre.

Kjo festë ka shërbyer jo vetëm si një ndej ditëlindjeje për Lilan por, shërbeu edhe si “një martesë”, që vajzë e vogël dhe prindërit e saj nuk do ta përjetojnë së bashku.
Lila May hipi në një kalë si një princeshë e vërtëtë.

Megjithatë, erdhi ajo që e prisnin. Gjendja e Lilas u përkeqësua disa muaj pas ditëlindjes së saj dhe ajo vdiq./21Media

princess-birthday-ball-1princess-birthday-ball-5princess-birthday-ball-2