Sot dhe nesër zhvillohen ndeshjet

Sot dhe nesër zhvillohen ndeshjet

Të martën dhe të mërkurën zhvillohen ndeshjet e treta finale të Play off-it.

Ndeshja në konkurrencën e femrave, e cila zhvillohet nesër në Gjilan, mund të jetë përcaktuese për titullin e kampionit të Kosovës, pasi që Drita deri tani ka arritur t’i fitoi dy ndeshjet e para dhe në rast të fitores së tretë, do të shpallet Kampione e Kosovës për vitin 2018/19.

Në konkurrencën e meshkujve, rezultati i ndeshjeve të fituara është 1:1, ndërsa ndeshja e së mërkurës do të jetë mjaft e rëndësishme, si për Lubotenin gjithashtu edhe për Prishtina Volley.

Finalja e tretë e Play off -it femrat 

DRITA – M TECHNOLOGIE   30.04. ora: 20:00 Pallati i Sporteve “Bashkim Selishta”, Gjilan,

Finalja e tretë e Play off -it meshkujt 

LUBOTENI – PRISHTINA VOLLEY  01.05. ora: 20:00 Pallati i Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj.