Vonesa në krijimin e qeverisë po dëmton bizneset

Rukiçi tha se në tre muajt e fundit të vitit 2019, është parë një bllokadë te bizneset

Vonesat e krijimit të qeverisë nuk po ndikojnë vetëm në buxhetin e vendit, mirëpo janë duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në uljen e konfidencës së bizneseve. Kështu tha drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiçi, në një takim me shoqatën e zejtarëve dhe afaristëve ESNAF-Prizren, takim ky i cili u mbajt për të shqyrtuat mundësin e një lidhje bashkëpunimi në përkrahje të sektorit privat.

Rukiçi tha se në matjen e tre mujorshit të fundit të vitit 2019, është parë një bllokadë te bizneset, gjë që ka ndikuar në uljen e konferencës së bizneseve. E krejt kjo ka ndodhur për shkak të zvarritjes së procesit zgjedhor dhe vonesave në krijimin e qeverisë.

Ai foli edhe rreth marrëveshjeve të fundit të proklamuara nga ndërmjetësi i Presidentit amerikan, Donald Trump me dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se gjatë vitit 2013, kanë iniciuar një dialog teknik me Odën Ekonomike të Serbisë.

Sipas tij, si tema kryesore janë diskutuar eliminimi i barrierave në përgjithësi, barrierave teknike që ekzistojnë dhe barrierave tjera që pamundësojnë lëvizjen e lirë të mallrave, por edhe të njerëzve me Serbinë.

Rukiçi tha se për shkak të zhvillimeve që pastaj pasuan nga obstruksioni serb në shumë fusha tjera që erdhi edhe rezultojë me vendosjen e taksës nuk ka pasur progres në atë kohë.
Sa i përket takimit me shoqatën Esnaf, Rukiçi tha se kanë bashkëpunim të mirëfilltë qe shumë vite dhe shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Kryetari i shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF-Prizren, Varis Xhejlani u shpreh se vizita e tyre sot në OEK, ishte që të shpërndajnë buletinin e punuar për 25 vjetorin e shoqatës Esnaf.
Xhejlani tha se ky buletin përmban informata të rëndësishëm rreth zhvillimit ekonomik dhe turistik me qëllim që të përcjellin traditën dhe kulturën e organizimit të Esnafit, te brezat e ardhshëm.

Back to top button