Pas vlerësimit fillon numërimi

Pas vlerësimit fillon numërimi

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve edhe sot po vazhdon procesi i vlerësimit i zarfeve të ardhura me vonesë nga diaspora.

Vlerësimi i tyre ka filluar të enjten një ditë pasi që Gjykata Supreme ka vendosur që këto vota të numërohen.

Pas vlerësimit të tyre në QNR sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi do të numërohen fletvotimet e aprovuara.

“Në zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Supreme gjatë ditës së enjte kemi filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe besojmë se do të arrijmë ta përmbyllim sot. Pas procesit të vlerësimit, në QNR do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara. Lidhur me kohën e saktë për fillimin e numërimit do t’iu mbaj të informuar”, ka thënë zëdhënësi Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime./21Media