Votimi për marrëveshjen e koalicionit qeverisës VV-LDK po kalon pa probleme

VV voton për marrëveshjen

Edhe në qytetin e Prizrenit ka nisur votimi i anëtarëve të VV-së për marrëveshjen e koalicionit me LDK-në.

Anëtarë të VV-së me seli në Prizren bëjnë të ditur se një numër i konsiderueshëm i aktivisteve kanë votuar dhe se i gjithë procesi po vijon pa probleme.

Sekretari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Karanfil Haxhillari, tha se votimi po shkon shumë mirë dhe të gjithë aktivistët e VV-së në Prizren e që janë 3 mijë e 20 anëtarë, janë informuar me kohë për votim dhe shpreson që deri në orën 19:00 të votojë një përqindje sa më e madhe.

Ardit Xhaferi, aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje, tha se ka votuar ‘pro’ marrëveshjes për koalicionin qeverisës VV-LDK dhe se pritja e gjatë e formimit të qeverisë ia ka vlejtur.

Xhaferi theksoi se qeveria Kurti, do të jetë qeveria më e mirë që ka pasur shteti i Kosovës që nga pas lufta.

Agim Rexhep-Kryeziu, po ashtu votues i koalicionit LVV-LDK, tha se presin përmirësime të mëdha me ardhjen në pushtet të qeverisë Kurti.

Ndryshe, rezultatet e referendumit të Lëvizjes Vetëvendosje për koalicionin qeverisë me LDK pritet të bëhen publike sonte pas orës 19:00.

Back to top button